Edhe pse të gjithë janë solidarizuar më Turqinë, asnjë ekip ndërkombëtar i kërkim shpëtimit nuk ka mbërritur ende në Siri, për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja. Kreu i grupit të mbrojtjes civile siriane, Helmetat e Bardha, ka pohuar se 100 orë pas goditjes së tërmetit, asnjë ekip nuk kishte arritur në veri-perëndim të Sirisë. Raed al-Saleh akuzoi gjithashtu OKB-në se kishte dështuar në reagimin e saj pas katastrofës.