Arrestimi i të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Behar Bajri, në Strasburg, ka marrë vëmendje edhe në mediat francize, që kanë dhënë edhe detaje nga operacioni. Bajri u lokalizua dhe arrestua në Strasburg, falë hetimeve telefonike të hetuesve të Brigadës Kombëtare të Kërkimit të të Arratisurve dhe të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Kanë qenë policët e BRI-së që e prangosën të drejtuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit të Strasburgut, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri.