Transporti i 22 mumjeve më të famshme u kthye në një paradë spektakolare në Egjipt. Ceremonia u zhvillua në brigjet e Nilit, duke risjellë në mend madhështinë e dikurshme të faraonëve më të famshëm të vendit, të cilëve dhe u përkasin mumjet në fjalë. Mumjet u zhvendosën në muzeun e ri të porsacelur kombetar në Fustat të Kajros. 18 fararonët dhe katër anëtarët e tjerë të familjeve mbretërorë u transportuan nëpër kuti me kushte te posacme atmosferike dhe kamionë të zbukuruar me krahë dhe dizajn faraonike, në një paradë spektakolare që zgjati disa orë.