Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Klaudjo Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, që goditën punonjësit e policisë dhe agjentin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier. Këta shtetas do të hetohen për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim.