Fabrizio Capogna, 39 vjeç po bashkëpunon me prokurorinë e Romës në hetimet për trafikun e kokainës mes shqiptarëve dhe Leandro Bennatos, i akuzuar për vrasjen e ish-kryetifozit të Lacios, “Diabolik”. I penduari Fabrizio Capogna tregoi në Prokurorinë e Romës, për pazaret e drogës që u prishën mes kapove për shkak të çmimit më të lirë të ofruar nga shqiptarët.