Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar një grushti të mundshëm ushtarak pasi lideri i grupit mercenar Ëagner ra dakord t'i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse. Yevgeny Prigozhin anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë të shtunën vonë në mbrëmje pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të dënojë as atë dhe as luftëtarët e Ëagner. Sio rezultat i negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës, Yevegeny Prigozhin ra dakord të tërhiqej gjatë natës.