Top News – ‘Si firmat piramidale të 97-ës’/ Kriptomonedhat, risku që i kanoset ekonomisë
08/07/2021 21:55

Kriptomonedhat po bëhen pjesë e ekonomisë vendase gjithmonë e më shumë, e teksa mundësitë për përfitime janë të shumta, po aq janë edhe risqet. Për shkak të kompleksitetit dhe anonimitetit të tyre, transaksionet me kriptomonedha kanë nivelin më të lartë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Monedhat virtuale, nuk lëshohesh apo kontrollohen nga ndonje organ shteteror ose autoritete qëndrore, ato menaxhohen nga rrjetet peer-to-peer që punojnë me software falas. Në përgjithësi, kushdo që dëshiron të marrë pjesë në këtë system është në gjendje të bëjë këmbime parash virtuale . Megjithëse transaksionet verifikohen nga nje teknologji e quajtur blockchain, mungesa e një kuadri ligjor apo rregullator qeveritar bën që në momentin kur humbasin paratë, qytetarët nuk kanë ku raportojnë. Pak ditë më parë, ‘Financial Times’ ka paralelizuar sistemin e kriptomonedhave me firmat piramidale të viti 1997 në Shqipëri. Megjithëse dy skemat janë totalisht të ndryshme, ekziston një e përbashkët: marketingu i egër dhe premtimet e larta për përfitime marramendëse shndërrojnë një sistem informal dhe të decentralizuar, mjedis ideal për krimin, në një mani të pranuar gjerësisht që grabit paratë e shumë njerëzve. Magjia e parave dhe mundësia për të fituar shumë në pak kohë krijon një mjedis të pakontrolluar nga ligje efektive, i cili mund të çojë gjithë vendin për pak kohë në kolaps dhe mund të kthejë teknologjinë në tragjedi nëse nuk ka ndërhyrje shtetërore.

Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10