Top News – Si duken sot armët bërthamore…Një qytet sa Londra ‘fshihet’ në një sekondë
06/08/2025 12:56

Si sot 80 vite më parë, një bombardues amerikan B-29 lëshoi një bombë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës. Ishte agimi i epokës atomike...Bomba që ra mbi Hiroshima, dhe ajo në Nagasaki dy ditë më vonë, kishin fuqi shpërthyese prej rreth 16 dhe 20 kilotonësh, një forcë mjaftueshëm e madhe për t'i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Por krahasuar me armët bërthamore të sotme, ato ishin të vogla. "Ato ne tani i quajmë armë bërthamore me rendiment të ulët", thotë Alexandra Bell, presidente e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, që bën fushatë për çarmatimin bërthamor. "Po flasim për shkatërrues qytetesh... këto janë me të vërtetë armët më të tmerrshme të krijuara ndonjëherë." Shumë nga armët e sotme bërthamore "me rendiment të lartë" janë dizajne termonukleare të testuara për herë të parë në vitet 1950. Me emrin e koduar "Mike", testi i parë i një bombe bërthamore u krye në vitin 1952 dhe cliroi të paktën 500 herë më shumë energji sesa bombat e hedhura në Japoni. Variantet e kokave bërthamore termonukleare Ë76 që aktualisht janë në arsenalin e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë rreth gjashtë herë më të fuqishme se bomba e Hiroshimës. Vetëm një bombë e tillë, e hedhur mbi një qytet me madhësinë e Londrës do të rezultonte në më shumë se një çerek milioni vdekje. Koka bërthamore më e madhe në arsenalin aktual të Amerikës, B83, ka fuqi shpërthyese prej 1.2 megatonësh dhe do të vriste menjëherë mbi një milion njerëz. Por raketat moderne balistike ndërkontinentale (ICBM) janë projektuar për të mbajtur koka bërthamore të shumëfishta. Sarmat 2 i Rusisë, për shembull, mendohet se është e aftë të mbajë 10 megaton ngarkesë bërthamore. Nëntë vende të botës: SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, kanë armë bërthamore.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05