Vitin e kaluar në Kosovë janë regjistruar 18 vrasje. Ekspertë të sigurisë kanë ngritur shqetësim për motivet e këtyre vrasjeve që lidhen me krimin e organizuar dhe aktivitetet e jashtëligjshme. Katër persona u vranë brenda një dite në gusht. Vrasje e trefishtë në Gjilan, e një tjetër në Prizren...këto kanë qenë rastet që tronditën gjithë vendin. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, thotë se në kosovë ka në fakt një rënie të numrit të vrasjeve por edhe se është e pamundur të parandalohen shumë raste.