Shkrimtari cek, Milan Kundera, autor i novelës Lehtësia e padurueshme e qënies, është ndarë nga jeta në moshën 94 vjecare. “Milan Kundera vdiq një ditë më parë në Paris pas një sëmundjeje të gjatë”, tha një zëdhënëse e tij. Kundera lindi në qytetin cek Brno, por emigroi në Francë në 1975-ën pasi u dëbua se kritikoi pushtimin sovjetik të 1968-ës të Cekosllovakisë. Ai fitoi vlerësime për stilin e tij me të cilin përshkruante temat dhe karakteret që pluskonin mes realitetit mondan të jetës së përditshme dhe botës së ideve.