Top News/ Shuhet Alain Delon/ S*ks-simboli I kinematografisë, jeta e trazuar
18/08/2024 10:59

Një nga personazhet më të dashur për të një botën, aktori I njohur Alain Delon ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas luftës me një sëmundje të rëndë. Tre fëmijët e tij ishin ata që dhanë lajmin e hidhur “Alain Fabien, Anouchka, Anthony , si dhe (qeni i tij) Loubo, njoftojnë me pikëllim të pamasë ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai vdiq i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët e tij dhe familja e tij. Familja e tij me mirësi ju kërkon të respektoni privatësinë e tij, në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm zije”, Aktori, një nga personazhet më të njohura dhe të dashura për publikun të kinematografisë botërore, prej kohësh vuante nga shëndeti. Aktori ishte i sëmurë rëndë pasi pësoi disa goditje në tru. Për muaj të tërë, tre fëmijët e tij kishin qenë në një debat të ashpër se ku dhe si duhej trajtuar babai i tyre. Kohët e fundit, mbështetja ligjore e Delon, e cila më parë ishte përgjegjëse kryesore për vendimet mjekësore, u zgjerua gjithashtu për të përfshirë çështjet e tij financiare. Ai njihej si një nga aktorët më të shquar të Evropës dhe seks simbolet e viteve 1960 dhe 1970. Ai fitoi vlerësime nga kritika për rolet e tij në filma si: Rocco and His Brothers (1960), Eclipse (1962), Cheetah (1963), Rrethi i Kuq (1970) etj. Gjatë karrierës së tij, Delon bashkëpunoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Jean-Luc Godard, Jean-Pierre Melville, Michelangelo Antonioni dhe Louis Malle. Në vitin 1985 ai fitoi çmimin César për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Historia jonë” (1984). Në vitin 1991, atij iu dha Legjioni i Nderit të Francës. Në Festivalin e 45-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin iu dha Ariu i Artë nderi. Gjithashtu në vitin 2019 në Festivalin e Filmit në Kanë, ai mori Palmën e Artë nderi për kontributin e tij të përgjithshëm në artin e filmit.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13