Shuhet në moshën 70-vjeçare skulptori i mirënjohur shqiptar, Agim Rada. Artisti i madh dha shpirt në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ të kryeqytetit, kur ishte i shtruar prej disa ditësh, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. I lindur në maj të 1953-shit, Agim Rada vuri ‘vulën e tij’ në statuja shumë të famshme, të skalitura në bronz të figurave kombëtare shqiptare, të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, e shumë të tjerë.