Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës së ditës së sotme për ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Gjatë seancës së sotme nuk u paraqit, as avokati dhe as vetë Lulzim Berisha. Ndaj këtij të fundit ka një urdhër arresti dhe Berisha është gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e 16 viteve më parë ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e rradhës u la më 9 nëntor ora 10:00. Gjykata e Lartë kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Lulëzim Berisha mban kontakt me shërbimin e provës apo jo.