Top Channel/ Fyerje e ironi! Erion Veliaj përballet me qeverinë dhe presidencën, çfarë iu kërkon
31/10/2025 19:54

Përfundoi pas rreth 7 orësh seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt kundër shkarkimin nga detyra prej Qeverisë dhe po ashtu kundër dekretit të Presidentit për zgjedhje të pjesshme në Tiranë. Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese u tërhoq për vendim, i cili pritet te shpallet brenda 30 ditëve. Menjëherë pas seancës, Veliaj la ambientet e gjykatës dhe u nis drejt qendrës së paraburgimit të Durrësit, nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve. Kjo ishte përballja e parë e Erion Veliajt me qeverinë dhe Presidencën pas 9 muajsh qëndrimi në qeli. Për herë të parë, u përballën në gjykatën më të lartë, institucionet kryesore drejtuese të shtetit. Një seancë maratonë publike pa tone të ashpra dhe pa tensione, por me gjuhë juridike, ku nuk munguan dhe ironitë nga palët. Përballja e Veliajt vijoi më tej me përfaqësuesit mbrojtës të Këshillit të Ministrave lidhur me vendimin e shkarkimit të tij. Përballë mbrojtjes së qeverisë, Veliaj ngriti pretendimin për pabarazi, teksa përmendi rastet e Tropojës dhe Rrogozhinës. Në fund, Erion Veliaj e mbylli me një mesazh për kandidatët aktualë të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt për akuzat e korrupsionit, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Top News – Rastet e helmimeve në Vlorë. Ujësjellësi: Analizat nuk gjetën fekale në ujë
09/11 14:04
Top News – ‘Parlamentarizmi, në krizë’/ Gjetjet e KE, Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet!
09/11 14:04
Top News- Përplaset autobusi në Fier, panik tek pasagjerët, një grua e plagosur
09/11 13:36
Top Channel/ Braçe te “Ekonomia”: Inflacioni godet të varfrit, indeksimi është regresiv
09/11 13:36
Top News – Greku vjen në Rinas me kanabis. Lëndën narkotike e kishte futur në valixhe, arrestohet
09/11 13:30
Top Channel/ Kontaminimi i ujit të pijshëm në Vlorë, shtohen personat me të vjella e diarre
09/11 12:42
Top Channel/ SPAK kërkon 75 vite burg për Shullazin, Berishën dhe Ymerin për dy vrasje
09/11 12:42
Top Channel/ Kuqezinjtë nisin grumbullimin, Shqipëria përgatitet për Finlandën dhe Bjellorusinë
09/11 12:32
Top Channel/ Vlora qendër e kinemasë evropiane, bordi i “European Film Academy” zbarkon në Shqipëri
09/11 12:31
Top Channel/ Shtohen sipërfaqet me bathë, fermerët e Myzeqesë reduktojnë parcelat me grurë
09/11 12:29
Top Channel/ Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe dy të zhdukur, arrestohen dy të dyshuar
09/11 12:28
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, 33-vjeçari bllokohet në makinë e nxjerrin zjarrëfikësit
09/11 12:27
Top Channel/ Arrestohet 50-vjeçari Robert Duka, grabiti 60 mijë euro në 3 minuta
09/11 12:27
Top News – Shqiptari fiton çmimin ‘Akrepi i Artë’. Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë
09/11 12:16
Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38
Top Channel/ Momenti kur Robert Duka u larguar me skuter pasi grabiti bankën te “Komuna e Parisit”
09/11 10:35
Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10