Seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë për të disatën herë. Shtyrja ka ardhur pasi gjykata kërkon kohë që të shqyrtojë kërkesat e avokatëve. Këta të fundit kërkojnë që të pandehurit të gjykohen veçmas pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë kërkohet që të shqyrtohet mundësia e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit e tjerë me përjashtim të Arbër Paplekajt. Seanca e radhës është planifikuar për në datë 22 dhjetor ora 09:00.