Gjykata e Tiranës shtyu seancën ndaj ish ushtarit të ushtrisë clirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet më datë 12 shtator. Këtë të martë do mbahej seanca për ndryshim të masës së sigurisë, por u shty në mungesë të përfaqësuesit të akuzës, Ylli Pjeternikaj. Lidhur me vendimin e gjykatës për shtyrje të seancës, foli avokati i Dritan Goxhaj, i cili tha se dy shtet nuk dinë se cfarë bëjnë me një person dhe futet një i tretë, që kërkon ta rrëmebjë klientin e tij e jo ta ekstradojë.