Gjykata e apelit ka shtyrë sërish vendimin për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për çështjen ‘Babale’. Në njoftimin e shpërndarë nga gjykata, thuhet se shkak për këtë shtyrje është mosformimi i trupës gjykuese, edhe pse pritej që të këtë të hënë vendimi të merrte formë të prerë, për t’i dhënë fund një çështje të mbetur pezull prej muajsh.