Shtohen tensionet mes Moskës dhe Kishinevit, teksa parlamenti moldav ka miratuar këtë të enjte një deklaratë që dënon pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë. Një shumicë prej 55 deputetësh, nga 101 në total, votuan pro deklaratës, që thekson se pushtimi rus ndaj Ukrainës filloi që në 2014-ën me kapjen e gadishullit të Krimesë