Edhe pse prej javesh Italia ka hyre ne nje faze me te zbutur te masave te marre per parandalimin e pandemise se koronavirusit, kurba e rasteve te reja dhe viktimave peson ndryshime nga dita ne dite. Raportimet ditore ne fqinjin pertej adriatikut flasin per shtim, te rasteve te reja, krahasuar me nje dite me pare. Keshtu jane shenuar 584 te prekur te rinj me covid 19, ku 384 prej tyre jane ne lombardi, qe vijion te mbaje peshen kryesore te infektimeve qe nga fillimi i epidemise me shume se tre muaj me pare. Po ashtu edhe numri i viktimave eshte me i larte se nje dite me pare, dhe raportohet per 117 te vdekur, duke e cuar numrin total te viktimave ne 33 072 . Eshte ulur ne menyre te ndeshme numri i te shtruarve ne terapi intensive, ku ne gjithe italine jane 505 paciente qe po trajtohen ne gjendje me te renduar. Ne total numri i te semurve me koronavirusu eshte rreth 51 000 persona. nderkaq ne disa prej rajoneve te italise pre ditesh nuk ka raportime per raste te reja me koronavirus apo edhe viktima. gjithsesi pas hapjes graduale te vendit dhe rifillimit te punes ne shume sektore, autoritetet akne bere thiorrje per te respektuar masat mbrojtese, me qellim qe vendi te mos kete kthim prapa ne ditet e veshtira te pandemise.