Numri i azilkërkuesve në Shqipëri është dyfishuar krahasimisht me vitin e kaluar. Sipas Monitor, edhe numri i atyre që kanë lënë lënë shtetësinë shqiptare është rritur me 20 për qind në vitin 2023. Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT, azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 61,7 % të azilkërkuesve në total. Sipas vendit të origjinës së azilkërkuesve, vërehet se numri më i lartë është me origjinë nga Afganistani me 161 azilkërkues, duke vijuar me 38 azilkërkues nga Siria dhe 25 azilkërkues nga Iraku.