Shtigjet ekzistuese dhe mundësitë e shtigjeve të reja që gjithnjë e më shumë po vizitohen nga turistët e huaj, pritet të kalojnë një process dixhitalizimi, i cili ka si synim të lehtësojë aksesin e vizitorëve, për ta gjetur më lehtë vendet që duan të eksplorojnë. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka shpallur kompaninë fituese për kontratën “Shtigjet në zonat e mbrojtura: Studimi, përmirësimi, mirëmbajtja, markimi dhe hapja e shtigjeve të reja, dixhitalizimi për aksesin e tyre online”.