Top News – Shtëpitë e të ardhmes/ Të printuara në 3d, mori zgjedhjesh në formë e stil
30/04/2021 14:40

Një cift holandez janë bërë pronarët e parë në evropë të një shtëpie të printuar tërësisht në 3D në një zhvillim që mbështetësit besojnë se do të hapë një botë të re zgjedhjesh në formë dhe stil për shtëpitë e të ardhmes. Elize Lutz, 70 vjec dhe Harrie Dekkers, 67 vjec, dy shitës në pension nga amsterdami, morën celësin e tyre të parë digjital, një aplikacion që i lejon të hapin derën kryesore të shtëpisë me dy dhoma gjymi, me një shtypje butoni. Në forma që vështirë se mund të realizohen me metodat tradicionale, shtëpia është e para nga gjithsej pesë të planifikuara nga një kompani ndërtimi në vend, në një pjesë toke në anë të kanalit Beatrix, në Eindhoven. Në dy vitet e fundit, ka patur shtëpi të ndërtuara pjesërisht në printim 3D në Francë dhe SHBA ndërkohë që projektet po përhapen në të gjithë botën. Por, ata që qëndrojnë pas shtëpisë holandeze, me 94 metra katrorë sipërfaqe jetese, thuhet se kanë lënë pas rivalët duke bërë të parën pronë të banueshme të printuar plotësisht nga një printer 3D. Metoda e printimit në 3D, përfshin një krah të madh robotik, me një kanal që nxjerr një lloj cementoje speciale. Cementoja printohet sipas dizajnit të arkitektit duke shtuar shtresë pas shtrese për të krijuar një mur dhe për të rritur rezistencën e tij. Edhe pse është në ditët e para të saj, metoda me printim 3D shihet nga shumëkush në industrinë e ndërtimit si një mënyrë për të reduktuar koston dhe dëmet ambjentale përmes reduktimit të cementos të përdorur. Në Holandë, ajo siguron dhe një alterativë për shkak të mungesës së ndërtuesve të aftë.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52