Një shtetas shqiptarë i cili jetonte në mënyrë ilegale në Angli dhe punonte në një shtëpi bari, në rolin e kujdestarit të bimëve narkotike, u dënua me 2 vite e dy muaj burg nga një gjykatë në Grimsby, nën akuzën e kultivimit të drogës. 28 vjecari Bledar Porja kishte shkuar në Angli në vitin 2019, ku fillimisht punonte në një lavazh e më pas iu ofrua një punë në një shtëpi bari, e cila është metoda më e përhapur në Britani për të fituar para në mënyrë sa më të shpejtë.