Shtëpitë e banimit që shndërrohen në vatra të kultivimit të kanabisit duket se është fenomeni më i përhapur kohët e fundit në vend. Një tjetër shtëpi bari siç njihen rëndom u zbulua në lagjen nr.3 të qytetit të Kukësit, ndërsa pronari i banesës Kastriot Hasanaj dhe bashkëpunëtori i tij Hasan Spahiu u shpallën në kërkim.