Policia greke ka përjashtuar si të dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e një 25-vjecareje ukrainase në Halkidiki, 27 vjecarin shqiptar Ylli Shkalla. I riu, me vendlindje Tiranën u arratis nga burgu i Halkidikisë më 18 shtator, ndërkohë që viktima e ngjarjes së një ditë më pas, e identifikoi atë si të dyshuar përmes fotografisë.