Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar ka qëlluar për vdekje një shtetas serb, pronarin e një restoranti. Sipas mediave të huaja dy shtetasit e përfshirë në ngjarje kanë debatuar fillimisht brenda lokalit, dhe më pas kanë dalë jashtë ambjenteve të tij për t’u sqaruar. Konflikti ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës, ku shtetasi shqiptar me origjinë nga Kosova ka qëlluar disa herë mbi shtetasin serb.