Një shqipytar u arrestua në Torino pasi u kap me 3.5 kilogramë kokainë dhe me 61 gramë metamfetaminë. I riu sipas mediave italiane ishte me masë sigurie arrest shtëpie. Por kjo nuk e kishte ndalur atë që të vijonte aktivitetin e jashtëligjshëm. Sipas autoriteteve, i arrestuari ndjehej i sigurt duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm nga shtëpia e tij, një banesë e veçuar, e rrethuar me gardh të lartë dhe e ruajtur nga gjashtë qen të mëdhenj e agresivë. Bazuar në provat e mbledhura gjatë ditëve të fundit, hetuesit ndërhynë dhe kryen kontroll në banesë. Gjatë bastisjes u sekuestruan kokaina dhe metamfetamina. Kontrollet u shtrinë edhe në një banesë të dytë, gjithashtu në pronësi të të arrestuarit, ku u gjetën pajisje për përpunimin dhe paketimin e drogës, si dhe një makinë presimi e pajisur me krik hidraulik, e përdorur për ngjeshjen e lëndëve narkotike. Lidhur me rastin po vijojnë hetimet ndërsa autoritetet kërkuan paraburgim për shqiptarin.