Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi brenda automjetit me të cilin qarkullonte iu gjetën 8 kg kokainë. I riu shqiptar, identiteti I së cilit nuk bëhet me dije, u ndalua nga karabinierët në Foggia, në dalje të autostradës për një kontroll. Lënda narkotike e llojit kokainë u zbulua nga qentë antidrogë.