Një shqiptar është arrestuar në Rhyl të Britanisë së Madhe pasi u kap duke rritur bimë kanabisi brenda shtëpisë. Sipas mediave britanike, droga kapte vlerën e 848 mijë paundëve. Në momentin që policia ka bastisur shtëpinë e tij, Arnold Hazizi, 30 vjeç, është ngjitur në çati, por ka hedhur në tokë dy telefona celularë që kishin mesazhe, të cilat e lidhnin atë me trafikantë droge. Pasi u arrestua, Hazizi pranoi në sallën e gjyqit se kultivonte kanabis dhe gjykata e dënoi me 22 muaj burg. Ai kërkoi dhe azil nga shteti britanik por gjykatësi tha se Hazizi do të deportohet në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të dënimit.