Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një çifti homoseksualësh në Maltë ku dyshohet se është i përfshirë edhe shqiptari, Daniel Muka. Njeriu i tretë i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e një çifti homoseksualësh në Sliema muajin e kaluar kundërshton ekstradimin e tij në Maltë nga Spanja, duke zgjatur procesin për ta sjellë atë para drejtësisë.