Një 43-vjeçar shqiptar ka përfunduar në faqet e para të gazetave italiane pasi ka hedhur në një rrugë rurale divanët e shtëpisë që nuk i nevojiteshin më, por gjesti i ka kushtuar shtrenjtë. Ngjarja ka ndodhur në Rimini. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka transportuar me një kamion mobiljet që nuk i nevojiteshin më dhe i ka hedhur ato në një zonë të pabanuar.