Droga e fshehur në një gropë në tualet ishte gjetja e fundit e një të riu shqiptar në Itali, por ashtu si shumë të tjera, dështoi. 26-vjecari me banim në Rimini prej kohësh ishte kthyer në një shpërndarës kokaine në doza të vogla. Pas veprimeve të tij të dyshimta dhe informacioneve të marra nga policia, u bë i mundur identifikimi i tij dhe më pas kontrollet që çuan në arrestim.