Vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019 në Britaninë e Madhe ishte planifikuar 6 muaj përpara. BBC shkruan se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar në sy të gruas dhe foshnjës së tyre nga një grup vrasësish suedezë. Ai u qëllua disa herë në pjesën e pasme të kokës teksa kthehej nga darka e Krishtlindjeve.