Me nivelin aktual të rrogës mesatare në vendin tonë, një shqiptari i duhen mbi 195 vite punë që të arkëtojë 1 milionë dollarë. Në këtë përfundim mbërrijnë studime ndërkombëtare, që bazohen te të dhënat e OKB-së dhe Bankës Botërore. Paga mesatare bruto në vendin tonë në fund të vitit të kaluar ishte 66 mijë lekë sipas shifrave të publikuara nga INSTAT.