Dy shqiptarë dhe një maroken janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane në zonën e Astit, nën dyshimet se kishin ngritur një skemë shfrytëzimi të emigrantëve afrikanë. Njëri nga shqiptarët është shtetas i Shqipërisë, ndërsa tjetri, sipas mediave italiane ka paraqitur pasaportë të Maqedonisë së Veriut.