Top News – Shqiptarët që duan nënshtetësi greke/ Vendi fqinj me vendim të ri, ja procedurat
05/04/2021 09:59

Greqia duket se ka hapur një kapitull të ri për pajisjen e të interesuarve për nënshtetësinë greke. Sipas ministrit të Brendshëm, Makis Voridhis, i cili më 22 mars ka shtypur butonin “start” të platformës së re elektronike, do të përfshihen të gjithë aplikantët, ata në pritje dhe të rinjtë. Platforma e shumëdiskutuar do të ofrojë testimin elektronik të gjuhës dhe histories dhe kulturës greke, një tjetër risi e përfshirë në reformën e fundit ligjore të Kodit të Nënshtetësisë. Ata shqiptarë të interesuar mund të klikojnë në faqen elektronike të Sekretarisë së Përgjithshme të Nënshtetësisë, jo vetëm për të gjithë informacionin e nevojshëm, por edhe për të mësuar njohuri që do t’u bien në provim. Në një lidhje “Skype” për Ëake Up, eksperti i çështjeve të emigracionit, Fatos Malaj sqaroi me detaje të gjithë procedurën. “Së pari niveli i testimit është në shkallën B1 të njohurisë së gjuhës. Është një nivel, i cili përdoret edhe në Bashkimin Europian, është i njëjti që përdor BE për gjuhët e huaja. Aty do të ketë të gjitha mënyrat e provimit, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën ditë. Do të kemi provimin me shkrim, do të kemi kuptueshmërinë e testeve të shkruara, do të kemi provimin me gojë dhe kuptueshmërinë e të dëgjuarit të gjuhës së folur. Më pas do të kemi 4 tema që janë temat e pyetjeve të bankës së pyetjeve që ka nxjerrë Ministria e Brendshme, këtu hyjnë historia, gjeografia, hyn kultura dhe institucionet politike. Ka një problem që ende ministria nuk e ka bërë të qartë si do bëhet ekzaminimi, në letër apo kompjuter. Aplikuesit që do të regjistrohen në platformën elektronike për pjesëmarrjen në provimet e para, do të paguajnë taksën 150 euro. Afati kohor për aplikimin për pjesëmarrje në provimet është 18 prill, ndërsa provimet e para elektronike do të zhvillohen më 16 maj. Aplikuesit duhet të zgjedhin se në cilin nga 8 qytetet greke ku janë vendosur qendra elektronike testimi dëshirojnë të kryejnë procedurën. Për kategori të caktuara si moshat mbi 62 vjeç, personat me invaliditet të shkallës nga 67% e lart, apo personat me probleme përqendrimi apo të tjera patologji parashikohet formë e posaçme aplikimi, që plotësohet me dokumentet përkatës vërtetues si dhe do të japin provimin me gojë. Një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe rregullorja që do ndiqet gjatë testimit elektronik, tepër e ngjashme me atë të provimeve panhelenike për maturantët në vend. Aplikuesit që nuk kalojnë me sukses provimin nuk do të kenë asnjë kufizim në përsëritjen e procedurës.

Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38
Top News- Shqipëria nuk ka balancim shoqëror, OKB: Politikat fiskale kanë nxitur pabarazinë
21/08 13:19
Top Channel/ A do t’i pranojnë mandatet deputetët e PD? Ja si përgjigjet Berisha
21/08 13:15
Top News- Tabaku: Të ndryshojmë modelin ekonomik/ Deputetja ngre alarmin: Po punësohen të moshuarit
21/08 13:09