Volumi i dosjeve të azilkërkuesve në Angli arriti në nivelet rekord historike. Sipas të dhënave të autoriteteve, janë gati 173 mijë kërkesa të prapambetura që duhen shqyrtuar. Statistikat e Home Office tregojnë se kishte thuajse 134 mijë kërkesa, shumë prej të cilave që përfshinin familjarë, në pritje të një vendimi fillestar në fund të marsit. Shifrat e publikuara këtë të enjte tregojnë gjithashtu se 55 mijë e kërkesave janë bërë pas 28 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa aplikimet totale për vitin e kaluar ishin 75 mijë- niveli më i lartë që nga viti 2002.