Më shumë se gjysma e shqiptarëve e perceptojnë veten si subjektivisht të varfës, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021. Sipas të dhënave të Eurostat, pak më shumë se 55 për qind e shqiptarëve e konsiderojnë veten të varfër, duke u renditur të dytët në Europë me dyfishin e mesatares së BE-së, që është 25 për qind. Të parët në këtë renditje qendrojnë grekët më 68 për qind e të anketuarve që e konsiderojnë veten e tyre të varfër.