Shkon në total 26, numri i shqiptarëve të deportuar nga Mbretëria e Bashkuar si persona me rrezikshmëri të lartë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar. Raportohet se mes të deportuarve kishte persona që në në total kishin marrë mbi 88 vite burg si dënim për veprat e tyre.