1 javë pas operacionit të zhvilluar në Itali ku u sekuestruan 4.3 ton kokainë dhe 2 mln euro, autoritetet italiane kanë zbardhur emrat e të arrestuarve. Operacioni goditi grupin e njohur criminal ‘Clan Del Golfo’, ndërsa cilësohet si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Itali. Mes të arrestuarve rezultojnë edhe emrat e disa të rinjve shqiptarë. Ata janë Renato Ulja, Enri dhe Ervin Hardolli, Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Moreno Demaj.