Një 36 vjeçar që kërkohej nga autoritetet e Kosovës u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj. Fation Shota u kap nga policia bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për lëvizjen e këtij shtetasi në zonën e Fushë Krujës. Pas lokalizimit të tij, forcat e posaccme ndërhyn dhe arrestuan Shotën, i cili është dënuar nga gjykata e Gjakovës pëe dy vepra penale.