Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen në ngarkim të 27 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun e qënieve njerëzore nga Azia në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.188, viti 2023, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 27 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.