Top News – Shqipëria, rekord të burgosurish/ 46 milionë euro në vit shpenzohen për të dënuarit
09/04/2021 13:28

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë në Europë. Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli i Europës, janë plot 178 të burgosur për 100 mijë banorë në Shqipëri, një shifër kjo më e lartë sesa mesatarja e europiane e cila nuk e kalon nivelin e 124 të burgosurve për 100 mijë banorë. Ajo që bie në sy në statistika, është numri i të burgosurave femra në Shqipëri. Vetëm 1.8 për qind e të burgosurve janë gra, cka e rendit vendin tonë ndër të fundit në Europë për këtë tregues. Kohëzgjatja mesatare e dënimit në vendin tonë është 15.7 vite, një shifër kjo më e lartë sesa mesatarja e Europës, e cila arrin në 11 vite dënim. Për Shqipërinë, shpenzimet e administratës së burgjeve vlerësohen në rreth 46 milionë euro në vit, bazuar kjo në shifrat e vitit 2019. Për një total prej 5063 të burgosurish deri më 31 janar të vitit të kaluar, rezulton se kostoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë shkon në rreth 9 mijë euro. Duke pasur parasysh se kohëzgjatja mesatare e dënimit në vendin tonë është 15.7 vite, rezulton se kosto mesatare për një të burgosur fiksohet në rreth 142 mijë euro, në rast se shpenzimet i llogarisim të qendrueshme nga viti në vit.

Top Channel/ “Pa mesazhin”, zbulohet arsyeja e ekzekutimit të shqiptares nga burri! Fëmijët ishin..
22/08 21:48
Top Channel/ Zjarret nga një grup kriminal. Shiu nuk mjafton, rikthehen flakët në Finiq
22/08 19:41
Top Channel/ Shqiptari vret bashkëshorten në Greqi para fëmijëve. Daja i autorit: Është me kartelë
22/08 19:39
Top Channel/ SPAK: 14 zyrtarë nën hetim. Në “lupë” tre deputetë, një ish-deputet dhe 1 ish-ministër
22/08 19:33
Top Channel/I burgosuri shqiptar në Angli ankohet në TikTok: Më ktheni në Shqipëri, ushqimi këtu…
22/08 19:22
Top News – Van Damme qan mikun e vrarë shqiptar/ 61-vjeçari u qëllua 4 herë nga qiramarrësi
22/08 19:07
Top News- Krimi brenda familjes në Volos, flet daja i autorit: E morëm vesh nga televizori
22/08 19:06
Top Channel/ Plazh pas shiut. Reshjet nuk i ndalin të apasionuarit pas detit
22/08 18:19
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top Channel/ Ekzekutoi gruan para 4 fëmijëve, flet daja i shqiptarit: Arsyeja se përse e bëri….
22/08 17:02
Top News- V*au 32-vjeçarin për kanalin vaditës/ Ngjarja në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar
22/08 16:48
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09