Shqipëria nuk ka ambasador në Zvicër. Pas pak më shumë se një vit në detyrën e kryediplomatit shqiptar në Bernë, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është dhënë nga vetë Nano përmes një interviste për gazetën e shqiptarëve në Zvicër, LeCanton27.ch.