Ish-Presidenti Ilir Metaj, ka reaguar nga ambientet e paraburgimit, lidhur me Raportin e Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të financuar e konfirmuar nga Presidenca e BE dhe OECD. Në një reagim në rrjetet sociale, Kreu i Partisë së Lirisë, sipas këtij raporti Shqipëria njeh përkeqësim në të 5 fushat e studiuara. Sipas Metës, edhe pse vendi ynë ka investime me vlerë të lartë në infrastrukturë, sërish sipas tij raporti tregon se vendi ynë është i fundit në rajon, e për këtë ai e gjen fajin te korrupsioni në veprat publike.