Shqipëria lë pas vetëm Malin e Zi në rajon sa i takon numrit dhe shumës së transaksioneve të kriptomonedhave. Sipas të dhënave të publikuara nga Chainalysis, që zotëron bazën e të dhënave të kriptomonedhave më të madhe në bota, nga korriku i vitit 2023 deri në korrik të këtij viti, shuma e transaksioneve të kriptomonedhave në Shqipëri ka qenë gati 3 miliardë dollarë.