Top News – Shqipëria larg kthetrave të pandemisë/ Shumë pak infektime, boshatisen spitalet
10/06/2021 21:44

Sërish edhe këtë të enjte nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid 19. Numrat e personave të infektuar gjithashtu kanë pësuar rënie. Situata në spitale është paraqitur e qetësuar dhe në një kohë të shkurtër pritet që situata e koronavirusit të stabilizohet plotësisht. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2648 testime, nga të cilat vetëm 11 qytetarë kanë rezultuar poziitvë me Covid 19. Rastet pozitive janë konfirmuar, 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë. Po në harkun kohor të 24 orëve të fundit, janë shëruar 24 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 785 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitale, 20 pacientë po marrin trajtim spitalor, nga të cilët 6 prej tyre janë në terapi intensive. Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se që nga fillimi i vaksinimit deri tani, janë kryer 816 mijë e 556 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Prej tyre, vetëm 320 mijë e 532 persona i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16