Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar këtë të shtunë për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, lidhur me qëndrimin për çështjen e Ukrainës. Përmes një postimi në Tëitter, Kim shkruan se agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë.