Top News – Shqipëria, kodi i zi për aksidentet/ 13 këshilla për ata që drejtojnë makinat
17/01/2021 14:11

Në raport me Popullsinë, Shqipëria ka një numër të lartë aksidentesh me pasoja fatale. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u regjistruan 6248 aksidente rrugore dhe 159 persona humbën jetën. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet. Urgjenca gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të llojeve të aksidenteve të ndodhura në Shqipëri, duke i ndarë në disa kategori si: "Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen; Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën; Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën; Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën; Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën". Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara. 13 janë këshillat e Urgjencës Kombëtare, të cilat fillojnë me respektimin e rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën vertikale e horizontale, kontrollin e mjetit përpara nisjes, respektimin e shpejtësisë dhe ngadalësimin e saj, vendosjen e rripit të sigurimit, mbajtjen e fëmijëve në sediljen e dedikuar. Një tjetër këshillë për shmangien e aksidenteve fatale lidhet me mosparakalimin në zonat urbane, ku gjithnjë ka lëvizje të këmbësorëve. Nisur nga aksidentet edhe mbi vijat e bardha, urgjenca kombëtare është në të njëjtin mendim me policinë rrugore teksa kërkon respektim të tyre. Dy këshilla të tjera lidhen me pijet alkoolike, apo lëndët narkotike, për të cilat në asnjë rast nuk duhet të drejtoni makinën, pasi është një rrezik për veten dhe të tjerët që përdorin rrugën.

Top Channel/ Premtohet protestë paqësore në ditën e 36-të, organizatorët distancohen nga dhuna
06/07 00:19
Top Channe/Pas 36 ditësh në protestë kërkohet krijim i një partie politike,zbulohet lëvizja e radhës
05/07 23:06
Top Channel/ Etna shpërthen sërish, mbyllet pjesërisht hapësira ajrore në Katania
05/07 23:05
Top Channel/ 20 milionë njerëz në funeral/Khamenei, mungon në ceremoninë e varrimit të babait të tij
05/07 23:04
Top Channel/ 19,000 hektarë tokë të shkrumbuara në Portugali, Spanjë, Francë dhe Greqi
05/07 23:04
Top Channel/ “Jam dhunuar brenda automjetit të policisë”, aktivisti: Protesta jonë është për…
05/07 22:53
Top Channel/ “Na e bëj hallall, po s’ka mëshirë”, protestuesit poshtë zyrës së Ramës: Jep dorëheqjen
05/07 22:05
Top Channel/ “U arrestuam në mënyrë të paligjshme”, u lirua pas 4 ditësh, qytetari: Na dhunuan
05/07 21:48
Top News – Zjarret shkrumbojnë Europën. Vatra të mëdha flakësh në Francë, Spanjë e Portugali
05/07 21:14
Top News – ‘Protestuesit e përmbysën’. Berisha: Rama të heqë dorë nga dhuna, të japë dorëheqjen
05/07 20:39
Top Channel/ “Me Shqipërinë mos bëj pazar”, protestuesit poshtë zyrës së Ramës: Jep dorëheqjen
05/07 20:22
Top Channel/ “Rama burg, Berisha burg”, protestuesit kërkojnë qeveri teknike
05/07 20:22
Top Channel/ Zjarre në Fier dhe Lezhë, flakët prekin ujësjellësin e Fierit, u evakuuan 11 familje
05/07 19:56
Top Channel/ Rreziku i lenteve për sytë, mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara
05/07 19:54
Top Channel/ Shqiptarët sfidojnë Farage me jaht, mënyrë e re për tu futur në…
05/07 19:46
Top Channel/ Lirohen 19 protestues, masat për incidentet para parlamentit, dy persona mbeten në…
05/07 19:36
Top Channel/ “Drita e protestës u fut në arkivol”, Rama mesazh për pjesëmarrësit nga Kosova e Tetova
05/07 19:36
Top News – Lirohen protestuesit. Nga 19 të prangosur nga policia, vetëm 2 në arrest shtëpie
05/07 19:30
Top Channel/ E goditi 20 herë me thikë, i riu para policisë: U argëtova, do ta bëja prapë
05/07 19:28
Top News – Zjarri në Tale të Lezhës. Kërcënohen bizneset e turizmit, zjarrfikësit në terren
05/07 19:22