Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës nisi sot mbajtjen e një seance të përbashkët në Prishtinë. Në këtë mbledhje janë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës janë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë. Po ashtu në mbledhjen e përbashkët janë edhe dy kryeministrat, Edi Rama e Albin Kurti, presidentja Vjoasa Osmani dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi.